Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.