Trajneri i skuadrës së njohur gjermane, Wolfsburg, Martin Schmidt, e ka marrë një vendim jashtëzakonisht interesant për futbollistët e tij, transmeton GazetaOlle.com.
Ai ka vendosur rregull të ri lojtarëve ku pas çdo ndeshjeje të lajnë dhëmbët ku në këtë mënyrë ata mund të rikuperojnë energjitë e tyre sa më shpejt, por gjithashtu larja e dhëmbëve pas çdo ndeshje të ndihmon edhe për çlodhjen e futbollistëve.
Ky vendim ka bërë bujë me mediat gjermane dhe më gjerë. Wolfsburg pas xhiros së tetë në Bundesligë ndodhet në pozitën e 14-të me tët pikë të grumbulluara.