”Mjaft është mjaft”. Për të luftuar racizmin i cili po fiton terren në stadiume dhe rrjetet sociale në Britaninë e Madhe, lojëtarëve të Premier Ligës dhe Vendeve të Uellsit iu kërkua të bojkotonin ditën e premte rrjetet sociale, hapi i parë i një fushatë që kërkon të nxisë platformat për të patur një rregjullore më të rreptë në këtë fushë, bën të ditur ATSH-AFP, përcjell gazeta Koha.
Sindikata e lojëtarëve profesionistë të futbollit të Anglisë dhe të vendeve të Uellsit (PFA) i bëri thirrje lojëtarëve të bojkotonin të premten rrjetet sociale. Nisma e quajtur #Enough (#Majft) nisi rreth orës 08:00 GMT dhe do të zgjasë 24 orë. Faza e parë në një fushatë më të gjerë për të luftuar kundër racizmit në futboll.
”Ky bojkot është një shenjë e unitetit nga ana e lojëtarëve dhe një apel për rrjetet sociale dhe autoritetet e futbollit për të ndërmarrë masa më të ashpra në përgjigje të ofendimeve raciste, si në fushën e blertë ashtu dhe jashtë saj’’, shkruan PFA.
Bojkoti nuk shënjestron vetëm ata që përdorin platformat për të artikuluar ofendime raciste, por edhe vetë rrjetet sociale dhe autoritetet e futbollit në mënyrë që ato të reagojnë në përputhje me rrethanat.