Sot u gjet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili. Trupi i reprezentues zvicerane u gjet në fund të liqenit Como në Itali, raportojnë mediat italiane.
Roboti zhytës, i cili u përdor nga ekipet e kërkimit, e gjeti trupin në një thellësi prej 204 metrave.
Media të shumta të huaja kanë shkruar për vdekjen e futbollistes shqiptare.
“Të shokuar’ Florijana Ismaili konfirmohet e vdekur derisa trupi i futbollistes zvicerane u gjet pas aksidentit tragjik në aksidentin e liqenit Como”, ka shkruar e përditshmja angleze “The Sun”.
“Florijana Ismaili gjendet e mbytur në liqenin Cono”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Ndërkohë, “24heures.ch” shkruan: “U gjet trupi i Florijana Ismailit”.
“Futbollistja e humbur e kombëtares zvicerane gjendet e vdekur”, ka raportuar “Sportbuzzer”.