Benevento mori tre pikë të arta në fushën e Salernitana duke u ngjitur në vend të tretë të Serie B në Itali dhe konkurron fort për një vend ndër të parat për t’u ngjitur në A sezonin e ardhshëm.
Në fakt ka qenë portieri i skuadrës vendase, Alessandro Micai, ai që i dhuroi tre pikët me autogolin e tij. Autogolat janë gjithmonë të çuditshëm, por në këtë rast Micai ka thyer të gjitha parashikimet.
Portieri hidhet për të larguar një top të harkuar në zonë, i cili po shkonte jashtë kuadrati në fakt, por topi përplaset në dorën e tij të djathtë dhe ndërron drejtim duke përfunduar në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ysio4UL74b4