Në Uttar Pradesh të Indisë, një kuzhinier është bërë i njohur për aftësinë e tij, të vë duart në vajin e valë.Për 25 vite me radhë, Ram Babu ka punuar si kuzhinier, pa e përdoruar asnjëherë mashën apo ndonjë mjet që të nxjerrë ushqimin nga vaji i nxehtë.Burri 60-vjeçar vë dhe nxjerrë me lehtësi nga vaji i nxehtë 200 gradë Celsius, ushqimin tradicional të njohur si pakora.
Këtë aftësi Ram e kishte kuptuar kur i kërkuan të ndihmojë që të nxjerrë diçka nga uji që po vlonte. Në vend se të ndihmohet me ndonjë mjet, ai e ka nxjerrë me dorë, duke mos marrë ndonjë djegie.