Aktorja e njohur “Hyrrem” e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, Meryem Uzerli është shfaqur në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës me një fustan tipik për evenimente të tilla, mirëpo ndjekësve të saj nuk i ka pëlqyer transparenca e fustanit.
Kjo ka bezdisur shume ndjekës te rrjeteve sociale në Turqi, të cilët praktikisht, sic thotë shtypi e kanë sulmuar aktoren bukuroshe. Një arsye e kësaj indinjate të madhe sipas atyre ishte se një pamje e tillë konsiderohet imorale sidomos tani që është muaji i shenjtë i Ramazanit!
Kjo zgjedhje e Hyrremit është komentuar jo për mirë, pasi kohët e fundit aktorja është vënë në qendër të “sulmeve” edhe për shkak të operacioneve plastike që ka kryer. Fansat mendojnë se ajo ka ndryshuar tërësisht në pamje dhe veshje.