Një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Lajmin e jep vetë Arbenita me një postim në rrjete sociale, krah bashkëshortit të saj, Fero.
“Të sapomartuar”-shkruan modelja teksa në këtë ditë të rëndësishme nuk ka zgjedhur të vishet me të kuqe. Ndërsa Fero ka zgjedhur kostumin e zi të dhëndrit duke u shfaqur shumë më ndryshe se zakonisht.
Lidhja e Feros dhe Arbenitës ka qenë ndër më të komentuarat në media për shkak të ndarjeve të tyre të shpeshta, por mesa duket me këtë veprim të fundit i kanë vënë vulën.