Fisnik NUHIU
Shkup, 19 janar – Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Futsal, Vasko Skenderovski ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Rumanisë në kuadër të ciklit për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Për transfertën në Zenicë që do të zhvillohet me 28 janar dhe duelit që do të zhvillohet Shkup ndaj Rumanisë me 3 shkurt, seleksionuesi Skenderovski ka ftuar 19 lojtarë, ku në mesin e tyre janë edhe tetë lojtarë nga dy ekipet shqiptare futsal Shkupi dhe Arben Bajrami.
“Fillojmë eliminatore të reja dhe do të përpiqemi të lëmë përshtypje të fortë. Kuptohet, nëse na jepet shansi për të arritur kualifikim në grumbullimin kontinental në vitin 2022. Futsalli reprezentues i Maqedonisë është një moment të rëndësishëm dhe jemi të detyruar të nisim me fazën e rinovimit të ekipit përfaqësues. Ajo që duhej të ishte bërë para dy ose tri viteve, tani duket e pashmangshme. Ne kishim dy mundësi ose të bëjmë një zgjidhje të menjëhershme për të natyralizuar disa brazilian si përfaqësuesja e Rumanisë që zgjidhi mënyrën e ndryshimit të gjeneratës, ose të shkojmë kah ajo më e vështira, por sipas meje më e ëmbla, që të nisim me inkuadrim të lojtarëve tanë të rinj në këtë cikël. E zgjedhim mënyrën e dytë, do të jetë më vështirë sigurisht, pasi inkuadrojmë lojtarë që do të jenë debutues edhe atë në ndeshje të cilat janë shumë të rëndësishme për kualifikim në Kampionat Evropian”, theksoi Skenderovski, duke shtuar se në këto eliminatore planifikon të ketë në ekip rreth 6 apo 7 lojtarë debutues.
“Plani është që këto eliminatore ti mbyllim me disa debutues (6-7) të cilët do të jenë mbështetje e fortë e kësaj përfaqësuese në ciklin e ardhshëm për kualifikim në KE”, shtoi trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futsall.
“Sa i përket përgatitjeve, do ti fillojmë me 23 janar, ndërsa ndeshjen e parë e luajmë kundër BeH me 28 janar në Zenicë. Sinqerisht, hendikep ynë më i madh është fakti se ky është grumbullimi jonë i parë pas pauzës 1 vjeçare. Situata me krizën korona dhe mos luajtja e balotazhit me Anglinë, bëri që mos të kemi asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare tashmë një vit”.
Ndërkaq, sa i përket dy kundërshtarëve të parë Skenderovski theksoi se nuk do të jetë e lehtë duke parë që kampionati vendor është në pauzë dhe se shumica e lojtarëve janë jashtë formës.
“Do të jetë me të vërtet shumë vështirë, veçanërisht në dy ndeshjet e para, duke marrë parasysh faktin shumica e lojtarëve tonë janë në pauzë nga kampionati vendor dhe janë jashtë formës garuese. Luajmë kundër dy përfaqësueseve të forta BeH dhe Rumanisë. BeH është përfaqësuese shumë e fortë kur luan në shtëpi. Rumania është përfaqësuese e cila siç thashë ka ndryshuar gjeneratën dhe natyralizojë katër lojtarë brazilian dhe mendoj që dashamirët e futsalit kanë ide se për çfarë përfaqësuese po bëhet fjalë. Por do të shkojmë hap pas hapi, tani do të përgatitemi intensivisht për ndeshjen ndaj BeH, ndërsa pas kthimit nga Zenica do të mendojmë për kundërshtarin e radhës Rumaninë, ndeshje të cilën e luajmë si vendas me 3 shkurt”, tha Vasko Skenderovski.
Lista e lojtarëve të ftuar
Portierë: Antonio Petrovski (Proekt Ciko), Vlatko Petrovski (ARBEN BAJRAMI), Ivan Stojanovski (SHKUPI);
Mbrojtës: Rexhep Sulejmani (SHKUPI), Taulant Ismaili (ARBEN BAJRAMI), Dragan Petroviq (SHKUPI), Daniel De Souza (Slavia Praga, Çeki), Xhokica Xho Arsovski (Stutgart);
Sulmues: Ivan Krstevski (Proekt Ciko), Aleksandar Gligorov (SHKUPI), IgoLeovski r (Slavia Praga, Çeki), Adrijan Micevski (Beton Bojs, Gjermani), Marjan Kostadin (Proekt Ciko), Darko Rangotov (Proekt Ciko), Martin Todorovski (Proekt Ciko), Dimçe Andov (Proekt Ciko), Erkan Seferi (SHKUPI), Jakup Ramadani (ARBEN BAJRAMI), Josif Jovanov (Proekt Ciko);