Shkup, 2 shtator – Në rrugën “Makedonska Kosovska Brigada”, në Fushë Tophanë, bie një dru dhe bllokon komunikacionin. Koha ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa në terren ka dalë policia. Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e rënies së drurit dhe a ka pësuar lëndime një njeri apo veturë. Për momentin komunikacioni po realizohet me vështirësi në atë pjesë.