Fushë Tophanë: Bie tenda nga era e fuqishme, lëndohet një fëmijë

Shkup, 25 shtator – Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar është lënduar kur dje pasdite nga era e fuqishme mbi kokë i ka rënë tenda e këndit të lodrave në Fushë Topanë në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:30 në këndin për lodra në rrugën “Gjorgji Popo Hristov” në Fushë Topanë në Shkup derisa fëmija ka luajtur me fëmijë të tjerë.

Pas fatkeqësisë fëmija është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.