Fushatë për hedhjen e duhur të mbetjeve të vëllimshme në Karposh

Shkup, 20 nëntor – Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, sot në Qendrën për përzgjedhje të mbetjes në Karposh promovuan aktivitetet e planifikuara që do të zhvillohen në kuadër të fushatës për veprim të drejtë me mbetjen e vëllimshme në territorin e kësaj komune të qytetit, transmeton gazeta KOHA.

Ata, siç informon Higjiena Komunale, i informuan qytetarët se mbetja e vëllimshme, në të cilat bëjnë pjesë mobiliet e vjetruara, pajisjet elektrike dhe elektronike, nuk është e lejuar të hidhet në sipërfaqet publike, si dhe për mundësinë që ky lloj i mbetjes të hidhet në Qendrën për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte, pa pagesë kompensimi në të holla.

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”- Shkup, Abdusamed Shabani tha se bashkëpunimi me komunën e Karposhit paraqet vetëm një pjesë të fushatës që NP “Higjiena Komunale” – Shkup e filloi për ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë dhe domethënien e hedhjes së drejtë të mbetjes.

“Me këtë rast falënderojmë të gjitha figurat publike që pranuan të jenë pjesëmarrës në fushatën tonë dhe ta përcjellin mesazhin deri te qytetarët se çdo hedhje e pandërgjegjshme dhe e parregullt e mbetjes në sipërfaqet publike rezulton me krijimin e deponive të egra që e ndotin mjedisin jetësor. I inkurajojmë banorët e Karposhit ta shfrytëzojnë mundësinë për hedhjen e mbetjes së vëllimshme pa pagesë në këtë Qendër e cila gjendet pikërisht në komunën e tyre dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për të mirëmbajtur mjedisin të pastër dhe të shëndetshëm” tha Shabani.(koha.mk)