Shkup, 13 prill – Ngritja e ndërgjegjësimit për humanizëm, promovimi i solidaritetit dhe mundësia përmes regjistrimin në regjistrin kombëtar për donacion, duke donuar palcën e eshtrave, secili të mund të shpëtojë jetë të njeriut, është synimi i fushatës “Bëhu palcë, bëhu hero”, që prej sot do ta zbatojë Klinika universitare për hematologji në bashkëpunim me Institutin për imunologji dhe gjenetikë humane pranë USHCM-së, Fakultetit të mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Fushata do të promovohet në kuadër të punëtorisë së parë dyditore për transplantimin e palcës së eshtrave të titulluar “Perspektiva të ardhshme dhe sfida” që do të mbahet sot në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, në të cilën do të marrin pjesë 60 ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga vendi dhe jashtë vendit nga sfera e transplantimit të palcës së eshtrave.
Ndër pjesëmarrësit do të jenë Mohamed Mohti, profesor për hematologji dhe shef i Repartit olr hematologji dhe terapi qelizore në kuadër të spitalit “Senb Antuan” pranë Universitetit Sorbona në Paris, i cili është lider i grupit të punës për leucemi akute në kuadër të Shoqatës evropiane për transplantim të gjakut dhe palës së eshtrave, Kristina Peterse, profesoreshë për pediatri në Repartin për stem transplantim qelizor në kuadër të spitalit “Shën Ana” në Vjenë dhe hulumtuese kryesore në studimet për terapi në studimet për terapi të leucemisë tek pacienti pediatrik në kuadër të Shoqatës evropiane për transplantim të gjakut dhe palcës së eshtrave, Radovan Vërhovac, shef i Repartit për transplantim të palcës së eshtrave në kuadër të Qendrës universitare klinike në Zagreb dhe Marjazh Sever, bashkudhëheqës i programit për transplantim në Klinikën për hematologji pranë Qendrës klinike mjekësore në Lubjanë.