Shkup, 29 gusht – Pas qëndrimit definitiv të LSDM-së dhe të partive shqiptare parlamentare se do të marrin pjesë aktive në fushatën për Referendumin, sytë e opinionit janë kthyer se çfarë qëndrimi do të marr partia më e madhe opozitare, VMRO e Hristijan Mickosvkit në lidhje me Referendumin. Siç njofton për gazetën KOHA zëdhënësi i VMRO-së, Dimçe Arsovski, partia e tij të mërkurën në seance plenare do të kërkojë nga Parlamenti që paratë e dedikuara për fushatën e Referendumit të kanalizohen për investime kapitale, infrastrukturë rrugore, shkolla dhe spitale. Me këtë bëhet qartë se VMRO nuk do të pranojë të jetë pjesë e fushatës aktive sipas parametrave të caktuara nga Parlamenti.
“Domethënë, ne mbetemi në qëndrimin e fundit të kryetarit Mickosvki që paratë e dedikuara Parlamentit për fushatën për Referendumin, të shkojnë për shkolla dhe spitale. Janë mbi 20 projekte kapitale që janë premtuar e nuk janë realizuar, nga të cilat do të përfitonin vetë qytetarët. Sonte do të ketë mbledhje Komiteti Ekzekutiv dhe do të analizohet gjendja në Parlament, kurse të mërkurën me siguri do të dalim me qëndrim që ceka më lart”, thotë zëdhënësi Arsovski… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)