Tetovë, 10 tetor – Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Agon Ferati sot në selinë qendrore të partisë në Tetovë mbaji konferencë shtypi kushtuar vlerësimit të tyre për rrjedhën e deritanishme të fushatës zgjedhore dhe vlerësimet e tyre për rezultatet nga zgjedhjet lokale të 10 tetorit. Sipas Feratit, Aleanca për Shqiptarët konsideron se fushata parazgjedhore deri tani karakterizohet si e qetë dhe korrekte me vërejtje të tyre të vogla. “Në komunën e Zhelinës si dhe në disa rajone të Qytetit të Shkupit është dëmtuar materiali jonë propagandues. Në komunën e Haraçinës disa aktivistë të tanë janë thirrur në bisedë informative në polici rreth aktivitetit të tyre politik. Edhe gjëja e fundit sipas informatave tona nga terreni para tubimit të djeshëm të BDI-së në Çair në disa shkolla të mesme ka pasur ndërprerje të mësimit, ndërsa një pjesë kanë punuar me orë të shkurtuara për shkak se drejtorët (kuadro të BDI-së) kanë kërkuar nga profesorët dhe nxënësit të marrin pjesë në tubimin e BDI-së në Çair. Kërkojmë nga kompetentët dhe nga OSBE/ODIHR që të ndërmarrin masa të domosdoshme kundër shkeljes së rregullave zgjedhore që të kemi zgjedhje lokale korrekte dhe demokratike”, tha Ferati. Ai theksoi se sipas vlerësimeve të qendrës analitike në shtabin e tyre qendror zgjedhor Aleanca për Shqiptarët do të jetë parti e parë në shtatë komuna derisa në vetëqeverisjes e tjera lokale ku marrin pjesë me kandidatë të tyre për kryetar komunash do të shkojnë në raundin e dytë zgjedhor me ç’rast, siç tha Ferati, pritjet e tyre janë se do të jenë parti kryesore tek trupi votues shqiptar në Maqedoni.