Këto ditë në internet dhe në televizione mund të shihni një fushatë të re për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa DMDHP-ja së bashku me Projektin “Përkrahje për aksesin e të drejtave të të dhënave personale” ka promovuar edhe platformë të re për komunikimin online.
Çdo qytetar dhe kontrollor i të dhënave personale do të mund të regjistrohet në https://eprijavi.privacy.mk
Në Maqedoni, sipas të dhënave të “Internet World Stats” të botuara në tetor të këtij viti, 1.503.000 njerëz ose 72.2 për qind e popullatës përdorin internetin, ndërsa miliona janë të lidhur në rrjetin social Facebook. Në Evropë, Interneti përdoret nga 659.6 milionë njerëz dhe Facebooku nga 343.2 milionë. Janë 3.88 miliardë përdorues të internetit në botë, ose 51.7 për qind e popullsisë së botës dhe 1.7 miliardë njerëz kanë Facebook.