Mobilizim i vetëdijes publike dhe sigurimi i mbështetjes për të drejtat e fëmijëve dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në zhvillim, është qëllimi i fushatës “Bëhu korrekt. Për fëmijëri pa pengesa” e cila sot do të prezantohet në Muzeun e artit bashkëkohor në Shkup.
Fushatën do ta prezantojnë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini dhe zëvendës-përfaqësuesi i UNICEF-it Elslet Erikson.
Kjo fushatë zbatohet si pjesë e projektit rajonal “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i inkluzionit social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në zhvillim në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, të financuar nga BE-ja dhe i bashkëfinancuar nga UNICEF-i. Qëllimi i fushatës është që të ngrihet vetëdija për modelin social të paftësisë të definuar në Konventën e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. “Dëshirojmë ta ngremë vetëdijen se për shkak të pengesave në mjedis, shoqëria dhe qëndrimet, fëmijët me aftësi të kufizuara në zhvillim nuk mund të marrin pjesë në shoqëri në bazë të barabartë me fëmijët e tjerë”, kumtuan organizatorët.
Fushata është në drejtim të nxitjes së opinionit që të identifikohet me barrierat në të cilat çdo ditë hasin fëmijët me aftësi të kufizuara. Ajo përfshin video-incizim me kamerë të fshehur në të cilën shihet si reagojnë njerëzit kur i shërben një ndihmës farmacist që ka Sindromin daun, disa incizime në të cilat hulumtohen sfidat e lëvizjes nëpër qytet kur shfrytëzohet karroca, eksperiment, ku fëmijëve me dhe pa aftësi të kufizuara ju jepet mundësi ta tregojnë aftësinë për të luajtur “golbol”-disiplinë paraolimpike të cilën e luajnë sportistë me shikim të dëmtuar.
Si pjesë e fushatës, është përpunuar edhe një aplikacion i ri për telefon celular, “Pa pengesa”, me qëllim që të informohet dhe të përfshihet opinioni në hartimin e shembujve për inkuadrim në vend. Ai është i disponueshëm për shfrytëzuesit e telefonave Ajfon ose Android dhe fokusohet në ndërtesa inkuadruese, shtigje të këmbësorëve dhe vendkalime, transport inkuadrues publik, parking, kënde për fëmijë dhe tualete, inkuadrim dhe trajtim të barabartë për personat me dëgjim të dëmtuar.
Përveç shfaqjes së videove në mediat kombëtare, përfshirja e mediave sociale dhe mediat sociale dhe onlajn-orët sipas gjuhës së shenjave, ballina e gazetës ditore “Vest” do të botohet me shkrimin Braille, ndërsa në mënyrë të ngjashme kjo çështje do të shpallet edhe në lajmet e televizioneve të caktuara. Si pjesë e fushatës, personalitete me aftësi të kufizuar do të mbajnë një seri të punëtorive të temave të ndryshme. Gjatë prezantimit të fushatave, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shoqërohen me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara dhe të dinë më shumë për atë pse dhe si secili mund të përfshihet në krijimin e shoqërisë inkuadruese dhe inkluzive për të gjithë.