Njëmbëdhjetë kandidatët për president të Francës e shfrytëzuan fundjavën e gjatë të Pashkëve për mobilizim të votuesve të vet dhe t’i tërheqin disa nga votuesit ende të papërcaktuar, numri i të cilvëe nuk është i parëndësishëm. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, katër kandidatët kryesor, Zhan-Luk Melanshon, Fransoa Fijon, Emanuel Makron dhe Marin Le Pen e filluan sprintin përfundimtar dje me idenë për të tërhequr sa më shumë votues, por para së gjithash të mos humbin shumë nga ata të cilët kanë ndër mend t votojnë për ta.
Dy kandidatët kryesor siaps anketave, Makron dhe Le Pen dje në të njejtën kohë mbajtën tubime në Paris. Makron nga partia centriste majtiste Në lëvizje (EM), i cili gjithnjë e më tepër imponohet si kandidat i qendrës politike, arriti ta demosntrojë fuqinë e vet me tubimin më të madh deri më tnai me diçka më shumë se 17.000 simpatizantë.
Para tubimit të kandidates së Frontit ekstrem djathtist nacional (FN), Le pen, në të cilin pati rreth 5.000 ithtarë të saj, pati në konflikte ndërmjet aktivistëve antifashistë dhe policisë. Hulumtimet e mendimit publik tregojnë se katër kandidatët kryesor janë shumë afër njëri-tjetrit, kështu që secili prej tyre mund të gjendet në raundin e dytë, duke pasur parasysh margjinat e gabimeve të mundshme të anketave dhe numrin e madh të votuesve të papërcaktuar. Kështu, sipas hulumtimit të “Opinion Uej”, Le Pen dhe Makron gëzojnë nga 22 për qind të besimit, Fijon 21, ndërsa melanshon 18 për qind.
Sipas kësaj ankete, kryetarja e FN-së ka humbur një pikë procentuale në krahasimmme anketën paraprake të 14 prillit, ndërsa kandidati i EM-së ka besim të pandryshuar. Por, tani menjëherë pas tyre është Fijon, popullariteti i të cilit është rritur për një pikë procentuale, njejtë si edhe Melanshon.