Qytetarët e Maqedonisë me tempo të rpëforcuar filluan t’i dëgjojnë porositë nga fushata “Dil PËR Maqedoni evropiane” për referendumin e caktuar për më 30 shtator të koalicionit që e përbëjnë 30 subjekte politike, ndërsa sipas kryeminsitrit Zoran Zaev është planifikuar të përfundojë me qindra organizime të ndryshme. Fushata sot vazhdon me debate në Dojran dhe Vallandovë, ndërsa mbrëmë koalicioni “Së bashku për Maqedoni evropiane” qëndrimet e veta i prezantoi para qytetarëve të Koçanit dhe Shtipit.
Përfaqësues qeveritarë, të kryesuar nga kryeministri Zaev dhe përfaqësues të subjekteve politike janë vazhdimisht në terren në mesin e qytetarëve, ndërkaq nuk mungojnë edhe takimet me përfaqësues të huaj dhe pjesëmarrjet në konferenca ndërkombëtare. Fushatë intensive për sukses të referendumit ka edhe në rrjetet sociale.
“Maqedonia gjatë vitit të kaluar ka bërë shumë hapa përpara. Forcat përparimtare vendosën çështje të rënda si kontesti me emrin, me qëllim që vendit t’i sigurohet prosperiteti. Përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe në NATO janë të mëdha edhe për shtetin edhe për qytetarët dhe prandaj ata duhet ta shfrytëzojnë momentin”, kjo ishte një pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve të Konferencës ndërkombëtare ‘Maqedonia sheh përpara: është çasti të kapet treni për BE”.
“Me marrëveshjen me Bullgarinë, dhe ja tani me marrëveshjen me Greqinë dërgojmë porosi serioze se fryma dhe vlerat evropiane mbijetojnë edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, që të dërgojmë porosi të shpresës për perspektiva të mira”, tha në konferencë kryeministri Zaev.
Para Maqedonisë dhe qytetarëve është periudhë në të cilën duhet të sillen vendime serioze, të cilat, siç tha, nuk janë të lehta, por megjithatë, potencoi, i garantojnë të ardhme serioze edhe Maqedonisë edhe Rajonit.
Ernest Shteter, sekretar i përgjithshëm i Fondacionit për Studime progresive evropiane tha se krahas gjithçka që është bërë në periudhën e kaluar, hap shumë i rëndësishëm ishte trimëria për t’u zgjidhur kontesti me emrin.
“Procesi i negociatave për emrin është dëshmi e pastër se si mund të arrihet marrëveshje kur ka vullnet politik dhe lidership, madje edhe për çështjet më të vështira. Forcat përparimtare arritën të zgjidhin kontest i cili zgjati me vite. Tani është momenti i vërtetë për Maqedoninë dhe momentumi duhet të shfrytëzohet. E ardhmja evropiane duhet të jetë prioritet”, tha Shteter.
“Me qëndrimin e këtillë u dakordua edhe Maria Zhoao Rodrigez, kryetare e Fondacionit, duke cekur me atë rast se në momente të këtilla historike nevojitet unitet i të gjitha susbjekteve politike dhe i qytetarëve. “Dëshirojmë që Maqedonia të jetë anëtare e barabartë e BE-së”, shtoi ajo.
Kryeminsitri Zaev në këtë konferencë i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare të bashkangjitet dhe të mundësojë referendum të suksesshëm për, siç tha, të ardhme të suksesshme të shtetit të përbashkët. Nevojitet unitet, potencoi zaev, duke shtuar se mudnet opozita dhe pushteti të jenë të ndryshme dhe të mos dakordohen rreth shumë çështjeve, por se në momente historike të gjithë duhet të qëndrojnë së bashku sepse shteti nuk ka rrugë tjetër alternative.
“Si kryeministër kam mandat deri në vitin 2020. Nëse referendumi dështon dhe nuk ka sukses, sipas të gjitha gjasave prëfundojmë me politikat këtu. Por, përse do të na nevojitej sundimi nuk do të ketë të ardhme për shtetin. prej këtu i nxjerr qëndrimet për përgjegjësi të të gjithë faktorëve kryesor politik në shtet, prëfshirë edhe VMRO-DPMNE-në se duhet të qëndrojë në sigurimin e të ardhmes prosperuese të RM-së”, tha zaev.
Prandaj unë, theksoi Zaev, ndoshta në mënyrë naive, por besoj se VMRO-DPMNE do të bashkangjitet në suksesin e referendumit, se do të gjejë mënyrë, dhe se duhet të gjejë mënyrë.
VMRO-DPMNE opozitare edhe më tutje nuk del me qëndrim të qartë lidhur me atë nëse do ta mbështesë referendumin e caktuar për më 30 shtator.