Shkup, 11 shtator – “Secila është e vlefshme” është sllogani nën të cilin realizohet fushata kombëtare “Zëshëm kundër thashethemeve” e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup i cili ka për qëllim që ta ngritë vetëdijen për ndikimin e dëmshëm nga përhapja e “thashethemeve” të cilat sjellin deri te stereotipet gjinore dhe paragjykimet për gratë në shoqëri.
Fushata “Zëshëm kundër thashethemeve”, e cila filloi zyrtarisht mbrëmë, është e nxitur nga nevoja që të vihet fund stigmatizimit të grave në shoqëri në bazë të rrëfimeve dhe besimeve të mbushura me informacione të pakontrolluara, dyshimeve dhe të pavërtetave.
“Barazia gjinore dhe lufta kundër thashethemeve , stereotipeve dhe paragjykimeve të cilat i nxisin dhe i përforcojnë pabarazitë nuk janë çështje të cilat i interesojnë vetëm gratë, por se kanë të bëjnë me shoqërinë si tërësi. Për këtë iu bëj thirrje të gjithë burrave dhe djemve tërësisht të përfshihen dhe të ndërmarrin përgjegjësi të përbashkët për arritjen e barazisë gjinore”, theksoi në startin e fushatës ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Në ngjarjen ishin promovuar rrëfimet inspiruese të grave të cilat paraqesin shembull pozitiv për menaxhim me këtë dukuri shoqërore – Martina Dimovska, Gzime Fejzi, Iskra Doneva dhe Fatma Bajram Azemovska. Guximi i tyre dhe përvojat e tyre personale ishin rrëfyer përmes katër videove të shkurtra në të cilat i kanë ndarë ballafaqimet e tyre me zërat, por edhe mënyrat e tyre të suksesshme të menaxhimit me të njëjtit dhe vendosmërisë që ta realizojnë potencialin e tyre intelektual.
Fushata, të cilën e zbaton agjencia e marketingut Futura 2/2, vazhdon me aktivitete të ndryshme të cilat do të realizohen në nivel kombëtar dhe do të përfshijnë kanale të ndryshme të komunikimit: media sociale dhe digjitale, ngjarje dhe debate me karakter publik, të gjitha me qëllim që të arrihet deri te palët e interesuara dhe në mënyrë edukative të ndikohet ndaj pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në këtë dukuri negative shoqërore, theksohet në kumtesën e Mediaplan.