Shkup, 26 tetor – Fushata zgjedhore për rrethin e dytë është në ditët e fundit dhe e fokusuar në takimet mes liderëve të koalicioneve – atij të LSDM-BDI dhe ASH-BESA, si dhe luftës së pa kompromis në terren, shkruan gazeta KOHA. Kandidatë për kryetarë të komunave në taborin shqiptar i shmangen debateve dhe tubimeve të mëdha duke preferuar takime kokë më kokë me qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat. Edhe në këto zgjedhje, ndonëse bëhet fjalë për pushtet lokal e jo atë qendror, sigla partiake dhe figura e liderit të partisë po bëhen imazhi dominues i fushatës, duke lënë në hije figurat e kandidatëve për kryetarë të komunave. Aq më pak nuk kemi një qartësi të Programeve zgjedhore të kandidatëve për kryetar komune, ndërkaq premtimet në shumë komuna mbeten të njëjta të përsëritura në fletushka të shtypura dhe me shpresën se pushteti qendror – tani që LSDM është bartës i tij, do të bëj më shumë për vendbanimet shqiptare. Habit fakti as vetë kryeministri… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)