Fury – Whyte mund të ndodh këtë vit

23

WBC ka dhënë dritën e gjelbër për duelin Tyson Fury – Dillian Whyte. Tyson Fury është boksieri në qendrën e vëmendjes, pasi fitoi titullin e kampionit të WBC kundër Deontay Wilder. Britaniku pritet të ketë revanshin me Wilder për titullin, por lidhet edhe me disa duele të tjera të mundshme, në mesin e tyre që përmendet edhe emri i Dillian Whyte.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Sky Sports’, WBC ka konfirmuar se Tyson Fury mund të përballet me Whyte për titullin e kampionit gjatë këtij viti, nëse Deontay Wilder vendos të mos sfidojë për titull. Në anën tjetër, ‘Gypsy King’ është duke synuar të arrijë marrëveshje edhe për një duel me Anthony Joshua, në atë që do të ishte dueli për unifikimin e titujve të kampionit.