Tyson Fury dëshiron përballjen me Anthony Joshuan në ndeshjen e parë pas më shumë se dy vjet mungese në ring. Ish-kampioni i peshave të rënda nuk është ndeshur që prej nëntorit të vitit 2015 kur rrëzoi nga froni Wladimir Klitschkon. Fury është rikthyer në stërvitje për një duel në vitin 2018 dhe 29-vjeçari nuk do tjetër përballje përveç atij me kampionin e titujve WBA dhe IBF, Joshuan.
“Si një sfidues unë dua përballjen me Anthony Joshuan në ndeshjen time të parë pas dy vjet e gjysmë”, ka shkruar Fury në Twitter, transmeton Koha.net.
“Jam boksieri më i mirë në planet eja tregoje se nuk jam? Topi është në anën tënde, mos zhgënje fansat kampion”, ka shkruar boksieri problematik.
“Jam aq i mirë sa nuk më duhen ndeshje nxehëse. U çova nga krevati dhe erdha për të rrahur Anthony Joshuan. Mos u fsheh në shkurre, eja të përballemi në verë”, i ka bërë thirrje Fury Joshuas.