Tyson Fury ka fituar ndaj Tom Schwarz, por edhe ka dhuruar spektakël në ring. Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas një nokauti teknik në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në MGM Grand Garden Arena. I njohur si “Gipsy King” përveç boksave të fortë, arriti të krijoj edhe spektakël ndaj gjermanit Schwarz.
Fury ia vështirësonte punët gjermanit, pasi përveç që e godiste fortë, i ikte shpejt dhe nuk i jepte mundësi për goditje.