Furra i djeg të gjithë shtëpinë, vetëm byrekun jo

104

Shtëpia e një çifti kroat është shkrumbuar nga zjarri që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë, por byreku që ishte në këtë furrë, çuditërisht nuk u dogj. “Kisha vënë byrekun me kungull për t’u pjekur. Nuk e gjeti gjë, vetëm se u poq pak më shumë”, tha Nada Vidović, zonja e shtëpisë. “Zjarri filloi papritur. Ne kishim frikë nga një shpërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë me vete”, shtoi ajo.