Shkup, 23 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka shpallur thirrje publike për furnizim me prodhime të mishit të thatë, informon Koha.
Sipas publikimit në Byronë për furnizime publike bëhet fjalë për marrëveshje prej 10.000.000 denarë pa TVSH.
Furnizimi parasheh prodhime të mishit të thatë nga derri, pula dhe lopa për periudhë një vjeçare. Kriter për ndarjen e marrëveshjes është çmimi më i ulët.