Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tre valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë, njofton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga skena jashtë konsullatës. Valixhet dhe qeset e plastikës u ngarkuan në kamionin me dritare dhe me ngjyrë të zezë nga një mjet tjetër ndërsa një burrë brenda konsullatës mbante një kabllo të bardhë i cili gjithashtu hipi në furgon.
Përmbajtja në valixhe dhe qeset plastike mbetet e panjohur, siç ishte edhe identiteti i personit në fjalë. Konsullata është nën mbikëqyrje të shtuar në kulmin e hetimeve disa ditore rreth rastit të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi. Khashoggi, gazetar dhe kolumnist në gazetën “The Washington Post”, për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në ndërtesën e konsullatës. Pas mohimit disa ditorë të çfarëdo njohurie për vendndodhjen e tij, zyrtarët sauditë javën e kaluar pranuan se Khashoggi u vra në një “grindje” në konsullatë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën publikoi gjetjet fillestare të hetimeve të kryera nga Turqia, duke thënë se “vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar”.