Me themelimin formal të Komisionit për arsim profesional në Republikën e Maqedonisë dhe ndarjen e certifikatave anëtarëve të saj, Delegacioni për ekonomi gjermane në Republikën e Maqedonisë e zyrtarizoi fillimin e programit “Dual Training”.
Bëhet fjalë për projekt trevjeçar për arsim profesional dual i cili do të zbatohet me ekspertizë dhe mbështetje gjermane. Siç informoi Martina Kolberg, përfaqësuese e Ministrisë dhe Ekonomisë dhe Energjetikës në konferencën e sotme në Shkup, projekti përveç në Maqedoni zbatohet edhe në Indonezi, Malajzi, Vietnam, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.
“Maqedonia është zgjedhur për shkak të nevojave të kompanive automobilistike gjermane në vend për fuqi punëtore të kualifikuar. Qëllimi ynë është kënaqja konkrete e nevojave të shteteve se çfarë sistemi arsimor u nevojitet”, porositi Kolberg.
Ajo theksoi se me sistemin për arsim dual fitohet arsim i njohur ndërkombëtar me perspektivë të mirë në tregun vendor të punës.
Drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, Patrik Martens theksoi se në vend janë 200 kompani me kapital gjerman të cilët punësojnë pothuajse 15.000 persona të cilët në tregun e punës nuk mund të gjejnë punëtorë të specializuar, pasi që, siç tha, sistemi arsimor shtetëror nuk prodhon mjaftueshëm.
“Me këtë projekt do t’u ndihmojmë kompanive të cilat punojnë në fushën e industrisë të sigurojnë kuadër profesional me atë që nxënësit që në arsimin e tyre të mesëm do të jenë të gatshëm për punë në ndonjë kompani konkrete”, theksoi Martens dhe shtoi se ky është shembull tipik për partneritetin publik-privat.
Ambasadori gjerman, Tomas Gerberih porositi se arsimi dual është arsim i orientuar ndaj nevojave të tregut të punës dhe është investim i vërtetë në të ardhmen dhe ekonominë dhe theksoi se Gjermania e ka një fjalë të urtë e cilat thotë “zanati është flori”.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se në Maqedoni të papunë janë 48,7 për qind e popullatës së re aktive të moshës prej 15 deri 24 vjeç, ndërsa madje 25 për qind e numrit të përgjithshëm të personave të papunë në vend është e moshës deri 29-vjeç.
“Kjo tregon se diçka duhet të ndryshojë në sistemin e arsimit dhe se duhet të pranohet përvoja gjermane. Në Maqedoni tani pothuajse 95 për qind e nxënësve të cilët e përfundojnë shkollën e mesme vendosin që arsimin e tyre ta kalojnë në universitete. Vlerësoj se nuk ka ekonomi e cila nuk mund të absorbojë 95 për qind të kuadrit të lartë arsimor. Arsimi dual është strategji tripël vin prej të cilës dobi do të kenë ekonomia, punëtorët dhe Qeveria”, tha Angjushev.
Ai theksoi se Qeveria do të angazhohet që ta implementojë sistemin e arsimit dual në arsimin e mesëm.