shkup, 22 qershor – Zbatimi i Marrëveshjes për emrin po hasë në pengesa të dyanshme. Marrëveshja po pret firmën e presidentit Ivanov. Edhespe në paraqitjen e tij të fundit Ivanov këmbënguli se nuk do të firmosë të njëjtën, dy ditë pas ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi, Ivanov heshtë. Nga ana tjetër, Athina akoma nuk ka njoftuar kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Sekretarin e NATOs, Jens Stoltenberg se mbështet fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO. VMRO-ja opozitare kërkon llogari nga kryeministri Zaev nëse me marrëveshjen për emrin ka pranuar të ndryshojë identitetin e popullit maqedonas.
Kush gëgjen tani z.Zaev? Pse nuk ka përgënjeshtrim ose notë proteste nga Ministria për Punë të Jashtme? Pse akoma nuk e përgënjeshtroni kryeministrin grek, Cipras i cili qartë deklaroi se nuk ekziston popull maqedonas, respektivisht se me marrëveshje nuk njihet? A nuk ju pengon që ministri i jashtëm grek na emëron me identitet të ndryshuar, maqedono-veriorë? E përdorni Maqedoninë erga omnes, por shohim se në atë paketë e keni ndryshuar popullin maqedonas – deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.
Reagimi i VMRO-së vjen pas qëndrimeve të shefit të diplomacisë greke Nikos Kocijas, i cili në një konferencë qytetarëve të Maqedonisë iu drejtua si maqedono-verior.
Nuk mund të jetojmë me revanshizëm dhe irredentizëm. Është e domosdoshme ta pranojmë realitetin dhe të gjejmë rregulla të jetojmë së bashku. Këtë e tregoi dhe e tregon marrëveshja e Prespës, e cila dua të zbatohet dhe të jetë shembull i ndritur për të gjitha problemet në rajonin tonë. Marrëveshja tregoi se nuk ka kundërthënie mes maqedono-veriorëve dhe grekëve, por ka kundërthënie ashtu si në çdo konflikt mes fuqive që duan zgjidhje dhe atyre që iu konvenon moszgjidhja – tha Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.
As partia më e madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” nuk pushon së kritikuari marrëveshjen e arritur për emrin. Lideri i saj, Micotakis tha se me marrëveshjen për emrin do të dëmtohen marrëdhëniet deri tani të mira mes dy popujve, veçanërisht në ekonomi.
Duke e dorëzuar nacionalitetin dhe gjuhën, në praktikë zhvlerësohet emri. Sepse kur e dorëzo fjalën maqedonas dhe për më tepër i lejon fqinjët të konfirmojnë se flasin gjuhë maqedonase, atëherë jo vetëm që e legalizon, por e rrit irredentizmin e tyre. Unë jam maqedonas dhe jetoj në Maqedoninë e Veriut, çfarë do të thotë kjo? Kur ekziston marrëveshje duhet të dimë se çfarë parashikohet për të ardhmen. Nuk mund nesër disa zëra radikalë të thonë se ekzistojnë maqedonas që nuk janë grekë dhe që jetojnë në Maqedoninë e Jugut – paraljmëroi Kyriakos Micotakis, “Demokracia e Re”.
Pavarësisht reagimeve, partia e kryeministrit Grek Cipras, Syriza është zotuar se do të ketë shumicën e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen, menjëherë pasi Shkupi të ketë përfunduar të gjitha obligimet që burojnë nga marrëveshja e firmosur në Prespë.Alsat