Një varkë me emigrantë të paligjshëm është fundosur teksa përpiqej të kalonte nga brigjet turke në Greqi. “CNN Turk” raporton se të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë janë arritur të shpëtohen nga forcat e rojës bregdetare.Varka u fundos pak pas nisjes nga brigjet e Bodrumit në provincën e Muglas për në ishujt grekë.
Deri më tani polumbarët kanë arritur të rikuperojnë trupat e 12 të mbyturve, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Hapësira detare mes Turqisë dhe Greqisë është kthyer në një prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë për emigrantët e paligjshëm, në përpjekje për të arritur në BE. Deri më tani nuk është bërë e ditur kombësia dhe identiteti i plotë i viktimës.