Ankara, 7 janar – Një anije që ka lundruar nën flamurin panamez është fundosur në afërsi të qytetit Samsun në Turqi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, ka filluar një operacion për shpëtim, pasi që anija ka drejtuar sinjal për ndihmë.
Të paktën katër anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, ndërsa të tjerët kërkohen.
Tash për tash nuk dihet sa anëtarë të bordit kanë qenë në anije, as për shkakun e aksidentit.