Shkup, 2 prill – Gjatë festave të Pashkëve moti do të jetë i vranët me reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Reshjet do të fillojnë nga e premtja në mbrëmje kur priten reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe erë e përforcuar veriore, ndërsa në pjesët jugore do të ketë paraqitje të jostabilitetit dhe bubullima.
Mot me shi do të mbajë edhe të shtunën, ndërsa nga e diela reshjet do të ndalen.
Deri të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell me temperatura ditore në rritje, ndërsa të enjten ende më ngrohtë, por me vranësira të rritura dhe kushte të shiut lokal.