Mbrëmje e errët për gjigantët Real Madrid dhe Bayern Munchen, që vijuan serinë e rezultateve negative në kampionatet repektive, duke mos dalë nga kriza që i ka kapur prej javësh. Bavarezët e trajnerit Kovaç, që zhgënjyen në “Allianz Arena”, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 nga Borusia Munchengladbach. Edhe Bayerni nuk fiton prej 3 ndeshjesh në kampionat, që bëhen 4 nëse u shton edhe barazimin në Champions ndaj Ajaxit, ndërsa tashmë stoli i Kovaç është vërtetë në rrezik.