Çiftet në pritje të fëmijëve së shpejti mund të shohin bebet duke u rritur në barkun e nënës, përmes fotografive 3D, që mundësohen nga disa pajisje të reja që janë duke u krijuar. Pajisjet e reja virtuale mund të transformojnë fotografitë e rezonancës magnetike dhe të mbledhin të dhëna të një fetusi, sipas një hulumtimi të ri. “Oculus Rift” janë pajisjet që i mundësojnë prindërve të shohin fotografi reale të fëmijëve të palindur, në vend të fotografive të paqarta, duke i dhënë fund kështu ultrazërave.
Hulumtimi është bërë nga shkencëtarët brazilianë që kanë shfrytëzuar disa skanerë MRI për të krijuar konstrukte 3D. Hulumtuesit brazilianë thonë se pajisjet i ofrojnë pamje më të qarta prindërve dhe vetë mjekëve për të parë nëse bebja është me ndonjë sëmundje dhe për t’i dhënë trajtimin e duhur gruas shtatzënë. Ky hulumtim do të prezantohet javën e ardhshme, raporton “DailyMail”.