Vjenë, 8 mars – Filozofi i njohur amerikan Frensis Fukujama mbrëmë në Vjenë duke e paraqitur librin e tij të ri “Identiteti” ka deklaruar se BE-ja në esencën e saj nuk është demokratike, pasi institucioni më i fuqishëm i saj KE-ja është më pak demokratike. Ai ka shtuar se nuk është siç e ka parashikuar demokracinë liberale “fundi i historisë”, por “sistemi i Hungarisë”, ku sundon (kryeministri Viktor) Orban si i zgjedhur legjitim dhe tani me gjitha mjetet tenton të mos ndërrohet asnjëherë”. Fukujama propozon që BE fuqishëm t’i kundërvihet kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe sistemeve tjera autoritare në Evropën Juglindore.
“BE do të mund t’i kundërvihej kësaj ashtu që do të ndalojë me paratë e fondeve të Unionit që të ndihmojë Orbanin të forcojë pushtetin e tij”, ka thënë Fukujama. Ai ka vlerësuar se të gjitha vendet e Evropës Lindore shtete anëtarë të BE-së kanë mungesë nga një identitet kombëtar i vetëbesueshëm dhe i brishtë, me çka qeveritë populiste mund lehtësisht të marrë rolin e viktimës para Brukselit. “Çdo kritikë tregohet si sulm”, ka potencuar Fukujama. Ai ka shtuar se pothuajse gjithkund ekziston dobësi e identitetit evropian.
“Identiteti kombëtar është më i fuqishëm nga vetëdija evropiane. Ajo mund të gjendet vetëm tek elitat, te ata grupe të cilët vërtetë përfitojnë nga Evropa e bashkuar”, ka shtuar Fukujama. Ai ka thënë se demokracia perëndimore është në krizë pasi është nën presion të sistemeve autoritare dhe partitë e dobësuara populiste, votuesit e të cilëve e ndjekin hidhërimin e tyre. Sipas Fukujamës sjellja e euros nën kushtet aktuale politike ka qenë gabim, edhe pse valuta e përbashkët është e vetmja perspektivë. Ai ka folur edhe për Bregzitin. Është i bindur se me daljen e Britanisë së Madhe nga BE “do të heshtën” të gjitha shtetet tjera të cilët angazhohen për braktisjen e Unionit, pasi do të tregohet se sa i dhembshëm është ai hap.