Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero ka konfirmuar edhe një herë sot idenë e tij se është gati t’i ofrojë një rol si drejtues Francesco Totti. Ky i fundit u largua dje zyrtarisht nga Roma ku mbante rolin e drejtorit sportiv.
Ferrero, një roman dhe tifoz i skuadrës verdhekuq tha: “Futbolli italian ka nevojë për Tottin. Nëse dëshiron të vijë te Sampdoria dyert për të janë të hapura. Madje, nëse ka dëshirë, edhe mund të luajë”.
Më tej, presidenti i Sampdoria u shpreh: “Unë do ta merrja me dëshirë Totti, De Rossi dhe Cassano”. Gjithsesi, ëndrra e Ferrero është edhe më e made. “Francesco, eja që së bashku të rimarrim Romën”, ka komentuar më tej Ferrero. Disa herë është përmendur se ai dëshiron të blejë skuadrën e Romës.