Shkup, 22 dhjetor – Qytetit të Shkupit i informon qytetarët se Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e mbajtur më datën 19.12.2017, votoi Programin me të cilin përcaktohen llojet e shfrytëzimit të privilegjuar të transportit urban publik, kategoritë e personave me nevoja të posaçme të cilët gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të privilegjuar të transportit publik urban, si dhe kushtet dhe procedura e përfitimit të kësaj të drejte.
Qytetarët e interesuar, personat me pamje të dëmtuar, me dëgjim të dëmtuar, personat me dëmtime trupore, personat që ballafaqohen me pengesa intelektuale, personat me sëmundje të veshkave, si dhe invalidët e punës, pensionistët me invaliditet dhe invalidët e luftës, të drejtën e shfrytëzimit të privilegjuar të transportit publik urban mund ta realizojnë përmes shoqatave përkatëse civile, të organizuar në territorin e qytetit të Shkupit.
Për realizimin e të drejtës së shfrytëzimit të privilegjuar të transportit publik gjatë vitit 2018, personi i interesuar me nevoja të posaçme, parashtron kërkesën deri te shoqata civile në të cilën është i anëtarësuar.
Shoqatat civile, listën finale të kërkuesve të cilët i plotësojnë kushtet dhe për të cilët propozojnë fitimin e biletave, i dorëzojnë deri te Qyteti i Shkupit, më vonë deri më 29.12.2017.
Për informacione plotësuese, përfaqësuesit e shoqatave të paraqiten në telefonin 3297 – 321.