Mijëra persona kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një vajze nga Meksika, pasi videoja ku prindërit e saj i ftonin të gjithë bëri shumë bujë në rrjetet sociale. Familjarëve të vajzës iu desh të lëviznin një ushtri të tërë me reporterë në mënyrë që Rubi Ibarra Garcia të mund të ndiqte festën e saj në komunitetin La Joya, në Meksikën Qendrore. Rubi po festonte ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë e cila në Meksikë konsiderohet si një festë tradicionale kur vajzat arrijnë këtë moshë e quajtur ndryshe edhe si “pesëmbëdhjetvjecarja ”. Më shumë se 1.2 milion njerëz u betuan se do të marrin pjesë në festë. Megjithatë prindërit thanë se kur i ftonin të gjithë ata e kishin fjalën për të njohurit e tyre dhe fqinjët,më tutje në videon e postuar thuhet gjithashtu se fituesi i garës me kuaj që do të mbahej mund të fitonte 10.000 pezos dhe mendohet se ishte pikërisht kjo arsyeja që bëri videon të shpërndahej më shumë se 800.000 herë në internet.