Shkup, 20 qershor – Këshilli veriatlantik sot solli vendim unanim për ta vendosur pikën për ftesë Maqedonisë në NATO në samitin e Aleancës më 11 dhe 12 korril në Bruksel, kumtoi sot nga foltorja e Kuvendit kryeminsitri Zoran Zaev.
Me atë, tha kryeministri Zaev, realizohen aspiratat shekullore të të gjitha gjeneratave para nesh dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
“U falënderohem bashkësive më të vogla etnike në Maqedoni që treguan solidaritet ndaj nesh, maqedonasit rreth kësaj çështje. E ndjenë shtetin si të vetin, kjo është edhe një konfirmim për të gjitha bashkësitë në Maqedoni”, tha zaev.
Ai iu falënderua politikanëve nga garniturat paraprake, por edhe Nikolla Dimitrovit dhe ekipit të tij të ekspertëve, Bujar Osmanit dhe radmilla Shekerinskës, të gjithë ministrave, si dhe të gjithëve që ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në tërë këtë proces.
Kryeminsitri shprehi falënderim edhe për opozitën dhe presidentin Gjorge Ivanov dhe tha se është optimist dhe pret që ata t’i bashkangjiten të ardhmes së Maqedonisë.
“Pas ratifikimit të marrëveshjes pasojnë referendumi, ndryshimet kushtetuese, ratifikimi në Parlamentin grek dhe përfundimisht fokusi i ekonomisë dhe zërat e tjerë. Duhet të dinë qytetarët se me çdo hapje të secilit kapitull të BE-së hyn edhe implementimi brenda, ajo e bën Greqinë mike të shtetit”, tha Zaev.
Kryeminsitri para deputetëve theksoi se kulmi i shtëpisë riparohet derisa ngrohë dielli.
“Tani po ngrohë dielli, ejani ta rriparojmë dhe përfundimisht ta vendosim kulmin e Maqedonisë sonë të përbashkët. Asnjëherë më të mos lejojmë të na pikojë kulmi”, theksoi Zaev.
Të gjithë, siç tha kryeministri Zaev, duhet të jemi të drejtë para vendimit të cilin e sjellim dhe përfundimisht të jemi shtet normal me tapi e cila do të jetë e barabartë për të gjithë, do të ulet krah për krah me të gjithë, do ta përforcojë identitetin tonë dhe do të jemi të gjithë së bashku qytetarë krenarë të Maqedonisë sonë.
Paraprakisht, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se është e mundur të dërgohet ftesë për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë në samitin që më 11 dhe 12 korrik do të mbahet në Bruksel, pasi që Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje për kontestin për emrin.
“Shpresoj se do të ketë përparim me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për problemin me emrin. Nëse ajo marrëveshje finalizohet dhe tërësisht zbatohet, emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së veriut dhe atëherë mund të nisemi drejt anëtarësimit të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë në NATO. Sinqerisht shpresoj se atëp do të mund ta bëjmë”, deklaroi Stoltenberg në intervistë për televizionin francez “Frans 24”.