Gazeta angleze “Financial Times” (FT) i ka kushtuar vëmendje rritjes së ekonomisë turke. “Financial Times” në një lajm të saj shkruan se Turqia është një nga vendet me rritjen më të shpejtë në botë brenda një kohe të shkurtë dhe rritja do të jetë akoma edhe më e madhe. “Lira Turke ka arritur nivelin më të lartë gjatë një viti. Pas një kohe të gjatë prej më shumë se 5 vjet besimi ekonomik ka arritur nivelin më të lartë”, shkruan “Financial Times” (FT). Ekonomia turke në tremujorin e parë të vitit ishte rritur me 5 për qind, kurse në tremujorin e dytë rritja ishte më e lartë, 5,1%. Normat (e rritjes ekonomike) e shpallura në fillim të javës kanë zënë gjithashtu një vend të gjerë edhe në median gjermane. “Ndërkohë që norma mesatare e rritjes së vendeve të Bashkimit Evropian (BE 28) në tremujorin e dytë të vitit është 2,4 për qind, për të njëjtën periudhë Turqia është rritur 2 herë më shumë se kaq, me 5,1%”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.