Kryeministrja britanike Tereza Mej do t’i ofrojë këtë javë të paktën 20 miliardë euro Bashkimit Evropian që të plotësohet “vrima” në buxhet pas Bregzitit, njoftoi Fajnenshal tajms. Oliver Robins, këshilltar i kryeministres së BE-së, bind se Mej të premten në Firencë do të mbajë fjalim për Unionin dhe me këtë rast do ta parashtrojë ofertën e saj. Gazeta britanike citon persona të afërt me negociatat.
Britania e Madhe deri tani nuk propozoi kurrëfarë shume që dëshiron ta paguajë për divorcin me Bashkimin Evropian, të cilin duhet ta braktis deri në vitin 2019. Shumën deri tani nuk e kumtoi as Brukseli, por një pjesë e përfaqësuesve të Unionit vlerësojnë se duhet të paguajnë mes 60 dhe 100 miliardë euro. “Kontributi” i Londrës në buxhetin e BE-së në vitin 2015 ka qenë 10,75 miliardë euro sipas të dhënave të KE-së dhe PE-së. Sipas kësaj, 20 miliardë euro do të ishte shuma, të cilën britanikët e kanë borxh që t’i likuidojnë obligimet e tyre ndaj buxhetit të BE-së.
Një diplomat i lartë thotë për gazetën se pagesa e atyre parave, nuk do t’i fshijë tërësisht të gjitha obligimet financiare britanike ndaj BE-së”. Këshilltarët e kryeministres britanike nuk e komentuan tekstin në Fajnenshal tajms.