Shkup, 4 janar – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë vitin 2017 e fillon me buxhetin më të madh historik të institucionit me vlerë prej 26 miliardë denarë. Ky buxhet është për një miliard e 370 milionë denarë më i lartë se buxheti në fillim të vitit 2016, respektivisht rritje për 5,4 për qind, tha sot në konferencë për shtyp drejtori i FSSHM, Sasho Stefanovski. Ai potencoi se buxheti prej rreth 27 miliardë denarë është më shumë se dyfish më i lartë në krahasim me vitin 2000 kur u formua Fondi dhe kur ka qenë 12,5 miliardë denarë. Fondi për Sigurim Shëndetësor, theksoi Stefanovski, vazhdoi me praktikën e ndarjes tansparente të buxhetit, dhe për këtë shkak gjatë dy muajve të fundit kemi mbajtur negociata me të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe në mënyrë metodologjike e kemi ndarë buxhetin për vitin 2017. “Fondi për ndarjen e buxhetit ka shfrytëzuar më shumë parametra dhe ato janë: analizat për realizimin e buxheteve në vitin paraprak 2016, të dhënat nga negociatat me institucionet shëndetësore, plani për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore, metodat e reja dhe shërbimet e reja shëndetësore për vitin 2017 të cilat ISHP-të i propozojnë dhe qëndrueshmëria e institucioneve shëndetësore publike”, tha Stefanovski. Sipas tij, nga buxheti për vitin 2017, për shërbime shëndetësore janë ndarë 23.477.527 denarë, për kompensime për pushime të lindjes dhe pushime mjekësore 2.900.000 denarë, ndërsa për harxhime administrative të FSSHM 569.527 denarë. “Në përqindje ndarja e buxhetit për vitin 2017 është kjo: ISHP do të marrin 53,14 për qind nga buxheti i FSSH, IPSH do të marrin 30,57 për qind, kompnsime për pushime të lindjes dhe pushime mjekësore 10,76 për qind, ndihmesa ortopedike 1,67 për qind, mjekim në vendet e huaja 1,48 për qind, për funksionimin e Fondit (investime kapitale dhe softuer) 2,11 për qind”, tha Stefanovski. Ai tha se në kuadër të rritjes së buxhetit për vitin 2017 nga 1 miliard e 370 milionë denarë në krahasim me buxhetin fillestar nga viti 2016, 1 miliard e 50 milionë denarë paraqesin rritje për shërbime shëndetësore, ndërsa për 325 milionë denarë janë rritur kompensimet përpushim të lindjes dhe pushim mjekësor. Edhe këtë vit, sqaroi, presim që trendi i rritjes së numrit të mungesave për pushim të lindjes të vazhdojë, ndërsa në mënyrë financiare në mjetet për pagesë me kohë të mungesave për pushim të lindjes ndikon edhe rritja e kohëzgjatjes së pagesës së mungesës për pushim mjekësor për binjakë prej 12 në 15 muaj.