Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë natyre që e goditi Shqipërinë pak orë më parë, dhe ka njoftuar se FSK’ja është nisur për t’i dalë në ndihmë forcave shqiptare për të nxjerrë të lëmduarit nga rrënojat.
Thaçi ka treguar se ka biseduar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama të cilit i ka ofroar mbështetjen e Kosovës, në të gjitha format që iu duhet, ku ka bërë me dije se FSK është nisur për atje.
“Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka njoftuar Presidenti.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Tahçi në Facebook.
Kujtojmë, në orëët e hershme të mëngjesit në Kosovë janë ndier disa dridhje të tokës, epiqendra e të cilave thuhet se ka qenë në Shqipëri.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka bërë thirrje që të mos krijohet panik.
“Ju lutemi mos krijoni panik te qytetarët. Në orët e mëngjesit Shqipëria është goditur me tërmete të fuqishme dhe kjo është arsyeja që është lëkundur edhe territori i Kosovës e më gjerë”, ka shkruar Mustafa.