Për shfaqje më të mirë në festivalin e sivjetmë, teаtral të 10-të “Skupi”, i cili përfundoi, dje mbrëma, njëzëri është shpallur “Fshikëzat” e kompanisë së pavarur “Pangar” nga Stambolli. Vendimin e mori juria treanëtarëshe në përbërje të Efe Unsall (kryetar) dhe anëtarët Diana Spasova dhe Kirill Andonovski.
“Loja e aktorëve me niveli të lartë profesional, shprehja precize regjisoriale dhe estetika impresionuese mahniti publikun dhe jurinë, si dhe ideja me komedi groteske që të përpunohet një problem bashkëkohor aktual dhe serioz i cili në nivel global i rëndon gratë ‘e vogla të bllokuara në botën e tyre të vogël dhe të kufizuar”, elaboroi juria e festivalit.
Në programin e festivalit sivjet u performuan shtatë shfaqje, të cilat publikut i ofruan qasje dhe estetikë të shumëllojshme teatrale, aktuale edhe në krijimtarinë dramatike evropiane. Festivali përfundoi me shfaqjen “Zhozefina” e kompanisë belge “Shalivate”.