Grumbullim me rreng ai i Barcelonës. Sot është prezantuar, duke theksuar kurthin, lista e futbollistëve të grumbulluar nga Ernesto Valverde, për ndeshjen që Barcelona do të diskutojë në San Siro, e vlefshme për Champions League. Trajneri i katalanasve, pasi i ka lënë jashtë ekipit shpesh herë në kampionat, ka preferuar që të përfshijë në listën kundër zikaltërve edhe Malcom e Danis Suarez, përveç Leo Messi që vijon i dëmtuar.
Por vendimi është shumë larg çdo qëllimi për të promovuar në të vërtetë dy dështimet blaugrana. Në fakt Valverde ka grumbulluar 22 futbollistë, përfshirë edhe Chumi dhe portierin e tretë Inaki Pena. Praktikisht jashtë listës kanë mbetur vetëm të dëmtuarit Samper, Umtiti dhe Vermaelen. Por në të vërtetë, lista përfundimtare do të reduktohet në vetëm 18 futbollistë, prandaj sipas të gjitha gjasave edhe Malcom e Suarez do ta shohin ndeshjen nga tribuna e San Siros. Kështu që kurthi për të cilin flasin në Spanjë, qëndron te Malcom, për të cilin portat e ekipit të parë të Barcelonës vijojnë të jenë ende vetëm një mirazh në ndeshjet që vlejnë.