Shkup, 14 gusht – Pesëdhjetë e nëntë persona nga komuna e Kisella Vodës, Studeniçanit, Sopishtës dhe Zelenikovës do të fshihen nga Lista zgjedhore. Sipas informacioneve nga Zyra rajonale e KSHZ-së në Kisella Vodë bëhet fjalë për persona të vdekur, për të cilët certifikatë e vdekjes deri tek ata në rrugë zyrtare kanë dorëzuar Zyrat vendore të Drejtorisë për evidencë amë, pas fillimit të mbikëqyrjes publike për referendumin në vjeshtë.
Sipas kontrollit nga mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore të KSHZ-së nga data 9 deri 12 gusht, vendime për fshirjen nga Lista zgjedhore në katër komuna janë sjellë për 47 persona, derisa dje janë dorëzuar certifikata të vdekjes edhe për 22 persona. Përveç në këto katër komuna, kërkesë për fshirjen e shtatë personave nga Lista zgjedhore deri në 12 gusht ka edhe në Zyrën e KSHZ-së në Demir Kapi. KSHZ ka Zyra rajonale në 18 komuna më të mëdha në vend që e mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë.
Në Zyrën rajonale të KSHZ-së në Kisella Vodë çdo ditë vijnë qytetarë që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore. Për tre ditë të dhënat i kanë verifikuar 42 persona, por nga një kërkesë për regjistrim dhe ndryshim të të dhënave kishte edhe para fillimit të mbikëqyrjes publike për referendumin, informojnë për MIA të punësuar në Zyrën rajonale të KSHZ-së në Kisella Vodë.
Prej atje thonë se përveç me rrugë zyrtare, qytetarët mund të paraqiten vetë në Zyrat rajonale të Komisioneve dhe me vërtetim të librit amë për të vdekurit të kërkojnë fshirje të personit të vdekur në Listën zgjedhore. Në bazë të shtetësisë, qytetarët atë mund ta kërkojnë me vërtetim të MPB-së. Sqarojnë se nëse qytetarët duan të ndryshojnë të dhënat në Listën zgjedhore atë mund të bëjnë me letërnjoftim të ri apo dokument të ri të udhëtimit.
Në kontrollin e KSHZ-së për mbikëqyrjen publike për referendumin është paraparë grafë për persona që janë kontrolluar në Listën zgjedhore, ndërsa kanë ndryshuar vendbanimin. Deri në 12 gusht persona të këtillë ka pasur vetëm tre edhe atë në Shtip. Zyrat rajonale të KSHZ-së rregullisht nga MPB marrin informacione se sa persona ka me ndryshim të vendbanimit që mbulojnë. Në katër komunat që mbulon Zyra rajonale e KSHZ-së në Kisella Vodë në periudhën e kaluar, sipas të dhënave të MPB-së ka 650 persona me vendbanim të ndryshuar, por deri tani asnjë prej tyre nuk është drejtuar deri tek Zyra.
Të punësuarit në Zyrën rajonale të KSHZ-së thonë se ka qytetarë që në ndryshimin e vendbanimit nuk i ndërrojnë dokumentet e udhëtimit, dhe për raste të caktuara në adresë të njëjtë ka më shumë qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Ndodhin edhe gabime në sistemin e adresës me emrat e rrugëve, ndërsa ka njerëz që janë shpërngulur apo kanë më shumë banesa.
Mes komunave që ka më shumë jehonë nga mbikëqyrja në Listën zgjedhore është Radovishi, ku deri dje verifikim të të dhënave kanë bërë 92 qytetarë. Në Zyrën rajonale në Strumicë, ka pasur 96 persona që kanë bërë verifikimin e të dhënave. Edhe në Radovish edhe në Strumicë nuk ka kërkesë për fshirje, regjistrim apo ndryshim të të dhënave.
Mbikëqyrja në Listën zgjedhore zgjat deri në 23 gusht në mesnatë. Verifikim prej orës 9 deri ora 19 çdo ditë mund të bëhet në Zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa gjatë 24 orëve në mënyrë elektronike në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk. Për referendumin për emrin KSHZ duhet ta përmbyll Listën zgjedhore në 7 shtator.
Paralelisht me mbikëqyrjen publike vijon edhe paraqitja e të shpërngulurve për deklarim të referendumit, që poashtu përfundon në 23 gusht.