Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar nga të gjitha pozicionet që mban pranë institucionit të saj, Armir Grimën deri në zbardhjen e plotë të cështjes së ngritur ndaj tij, nga Gjykata. Qeveria e futbollit në vend ka vendosur që Grima të mos mbajë më pozicionin e trajnerit të kombëtares së femrave, të paktën deri në zbardhjen e plotë të cështjes ndaj tij. Lajmin e konfirmuan për Supersport dhe burime pranë FSHF, ndërkohë që pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit shprehu prirjen e saj për të besuar në pajafësinë e plotë dhe mospërfshirjen e trajnerit të femrave në akuzat e ngritura ndaj tij. FSHF do të qëndrojë në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi Armir Grimën dhe më pas do të marrë një vendim zyrtar mbi të ardhmen e tij në krye të stolit kuqezi të femrave. Armir Grima u ndalua këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës në vazhdën e operacionit “Oaz”, ku akuzohet për manipulimin e ndeshjeve, dhe pse sipas asaj që Supersport ka mundur të mësojë, Grimën me këtë çështje e lidh fakti është se muaj më parë, trajneri i kombëtares së femrave ka marrë një telefonatë nga antarë të familjes “Bajri” të cilët e kanë kontaktuar Grimën për të marrë informacione lidhur me skuadrën e Tërbunit tek e cila në atë periudhë luanin shumë lojtarë shkodranë dhe futbollistë të dalë nga akedemia e Vllaznisë të cilët Grima i njihte. Por në atë periudhë telefonat e familjes “Bajri” përgjoheshin nga Policia dhe kjo është arsyeja që 44-vjeçari është përfshirë padashur në këtë ngjarje. Gjithsesi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, FSHF ka marë vendimin për pezullimin e tij.