Zv.trajneri i Flamurtarit, Jeton Beqiri, është dënuar me tetë ndeshje, një vendim që e ka zhgënjyer shumë shqiptarin nga Tetova, i cili është krahu i djathtë i Shpëtim Duros. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Beqiri nuk ka pranuar që të prononcohet për këtë çështje, por pas ndeshjes me Vllazninë ai u shfaq i shqetësuar, ndërsa tregoi edhe bisedën që pati me arbitrin. “Gjysma e shqiptarëve janë akoma me Enver Hoxhën. Një pjesë e vogël janë me Ramën, ndërsa më të shumtit janë me Enverin. Çfarë bëhet kështu! Çfarë janë këta gjyqtarë ordinerë. Jam i skandalizuar. Unë as protestova dhe as ofendova. Ai më tha që unë protestova dhe për këtë më paska nxjerrë jashtë”, pat thënë Beqiri 5 ditë më parë.