Me shkarkimin e 78 kryetarëve të organizatave komunale të LSDM-së nga 80 komuna kryeministri dhe lider i partisë Zoran Zaev i filloi ndryshimet e premtuara me të ashtuquajturën “fshesë” që e paralajmëroi si përgjigje ndaj porosisë nga qytetarët pas votimit në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale të mbajtura para pak kohe.
Ai filloi me ndryshimet në parti, teren ku ka kompetenca të drejtpërdrejta, me bindje se zgjedhja e kryesisë së re në organizatat partiake do të mundësojë ripërtëritje të potencialit për zgjidhje të problemeve të qytetarëve.
Ndryshimet e filluara partiake duhet të vazhdojnë në fillim të muajit të ardhshëm, siç paralajmëroi Zaev, në sektorin shoqëror, përkatësisht ndërmarrjet publike, ministritë, Qeveri dhe në të gjitha institucionet qeveritare. Besoj se e tërë kjo do të shkaktojë një ripërtëritje të ambientit të përgjithshëm të njerëzve të cilët janë ekspozuar deri më tani dhe ekzistojnë të jenë hallkë e mirë e zhvendosjes dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, janë me qëllim përfundimtar të gjithë të mësojmë nga dobësitë tona dhe të jemi edhe më të mirë në periudhën që na paraprin “, deklaroi zaev.
Për vendimet e ardhshme Zaev pardje pati takim me partnerin e koalicionit, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, prej nga njëkohësisht promovuan konceptin për ndryshimet me veting.
Bisedimet e Zaevit dhe Ahmetit, sipas paralajmërimeve, do të vazhdojnë pas konsultimeve në dy partitë politike, Qëllim i atyre nismave, siç thanë nga Qeveria, është sigurimi i zgjidhjeve kadrovike për përforcim të kapaciteteve të institucioneve, në drejtim të përmbushjes së rezultateve më të mira në planin ekonomik dhe përmbushjen e pritjeve nga qytetarët.
Partneri i tij i koalicionit Ahmeti, paraprakisht deklaroi se mbetet në kërkesën për kontrollim të deputetëve dhe funksionarëve të cilët kryejnë veprimtari publike dhe, siç thotë, kërkon këshilla për zbatim të vetingut, me çka do të parandalohen sulmet drejt funksionarëve dhe përhapjes së lajmeve të rrejshme.
Sipas deputetit nga BDI, Artan Grubi, vetingu që e propozon BDI, nuk ka lidhje me fshesën e Zaevit. Partia planifikon të ketë veting të dyfishtë, një partiak me të cilin do të kontrollohen kandidatët për anëtarësim në BDI, dhe një institucional.
“Qoftë deputet, ministër, drejtor apo cili do, duhet të kontrollohet para se të emërohet. TË garantohet se njeriun të cilin do ta votojmë në Kuvend është personalitet i pastër si kristali pa njollë në karrierë”, deklaroi Grubi.
Në komentin ndaj deklaratës së tij, Zaev tha se të gjithë partnerët e koalicionit kanë të drejtë të japin komente të veta, por edhe të dinë se çka do të ndodhë me rikonstruimin e Qeverisë.
“Unë jam mandatari, ata mund të votojnë në Parlament apo jo kur t’i jap propozimet për ndryshime në Parlament. Artan Grubi është deputet në Parlament. Ai dhe grupi i tij i deputetëve nga BDI do të deklarohen për zgjidhjet. Prandaj pata takim me liderin e partisë së tyre politike, BDI, që të dinë me kohë se cilat hapa do t’i ndërmarr, në pajtim me atë të sjellin vendime, të bisedohet në parti dhe të ngjashme”, tha Zaev, duke refuzuar të licitojë me emra.
Në tribunë në rerthin e parë të zgjedhjeve presidenciale më datën 21 të muajit të kalaur, zaev, duke iu drejtuar mbështetësve të cilët mbetën në shtëpi dhe janë të pakënaqur nga pushteti, paralajmëroi se di të ketë “pastrim” të funksionarëve në nivel lokal dhe qendror, ndërsa aktori Dragan Spasov – Dac i dhuroi fshesë. kritere kryesore për “fshesën”, sipas Zaevit, do të jenë arroganca, mospërmbushja e pritjeve, marrëdhënia jobashkëpunuese dhe nepozitmi. pas dekalratës së tij pjesa më e madhe e ministrave të LSDM-së vlerësuan se do ta respektojnë vendimin nëse janë pjesë e ndërrimeve në Qeveri, ndërsa disa nga ministrat e BDI-së deklaruan se punojnë sipas programit, ndërsa për ndërrimet kadrovike vendosë lideri Ahmeti. (koha.mk)