Tiranë, 24 janar – Arkivi shtetëror i Shqipërisë e rrumbullakoi procesin e deklasifikimit të dosjeve të fshehta nga koha e diktatorit komunist Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Siç kumtuan nga Arkivi, ato prej mbrëmë janë të hapura për historianët dhe për opinionin.
Në kumtesën e Arkivit theksohet se në këtë proces gjatë vitit të kaluar ishte angazhuar ekip i tetë arkivistëve më të mirë në vend.
Drejtoria e përgjithshme e Arkivit iu garanton hulumtuesve se iu është siguruar shërbim i shpejtë dhe cilësor në sallën e re studimore në institucion.
Te studiuesit vendorë, por edhe jashtë vendit, ekziston interesim i madh për periudhën e komunizmit në Shqipëri, kur vendi nën udhëheqjen e Hoxhës, ishte plotësisht i izoluar nga bota, periudhë e cila vlerësohet si “më e errëta” që nga ekzistimi i vendit, kur ishin vrarë, dëbuar dhe torturuar qindra mijëra qytetarë shqiptarë.
Me shpjegimin se për mbrojtje nga sulmi eventual i ndonjë armiku të jashtëm, në atë periudhë në gjithë territorin e Shqipërisë ishin ndërtuar mbi 700.000 bunkerë.